Pensionohet ekspedituesi i Kadastrit në Gjilan, Rrustem Haziri

Ekspedituesi i njohur i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjilan, Rrustem Haziri, sot është pensionuar, shkruan Mediafokus.info.

Haziri, angazhimin në institucionet komunale e nisi në vitin 2003, si zyrtar i tatimit në pronë, për të kaluar më pas në Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ku shërbeu plot 17 vite.

Vlerësim për punën e Rrustem Hazirit ka shprehur drejtori i kësaj Drejtorie, Salih Fazliu, i cili për një kohë të gjatë ka punuar me të në një zyrë.

Ai është shprehur krenar me kolegun e punës.

“Me këtë rast, Rrustem Hazirit i dëshirojmë ta gëzojë pensionimin me shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Ne si kolektiv jemi krenarë që e kemi pasur një koleg si ai. Edhe pse në dukje shumë serioz, ai ka qenë shumë i hareshëm. Nuk ka pasë ‘situata të vështira’ për të. Në çfarëdo situate ai me këshillat dhe shembujt nga jeta e tij na ka dhënë vullnet për punë e për jetë”, ka thënë Fazliu për Mediafokus.info, i cili ka shprehur falënderim të veçantë.

“Në emër të gjithë kolegëve të DGJKP- së të falemnderoj për kohën e kaluar me ty, aga Rrustë (kështu e thërrasim të gjithë në kolektiv)”, ka theksuar Fazliu.

Përndryshe, në vitet 70-ta Rrustem Haziri ka punuar edhe si mësues i fillores, në fshatin Pogragjë./Mediafokus.info/