Për çka tërheq vërejtjen pulmolgu Morina në lidhje me coronavirusin?

Pulmologu Besim Morina tërheq vërejtjen se pika kryesore e shpërndarjes së  infeksionit janë pikërisht sallat dhe kthinat pritëse të klinikave. Infeksioni nuk ndodhë duke pritur në shtëpi, thotë ai.

Ky është postimi i tij:

Hallka kryesore të shpërndarjes së infeksionit frikohem që kanë me qenë pikërisht sallat dhe pritoret e klinikave, sidomos asaj emergjente dhe infektive.

Duhet urgjentisht të krijohet një plan në mënyrë që pacientët e infektuar të mos paraqiten aty ku momentalisht ka dhjetëra pacientë tjerë të pa infektuar dhe punëtorë shëndetësorë, pa pikën e masave mbrojtëse.

Duhet ndoshta të merren praktikat e shteteve tjera të krijimit të hapësirave provizore jashtë këtyre objekteve ku do të mund të bëhej marrja e mostrave dhe triazhimi i rasteve të dyshuara.

Të gjithë personave iu kisha rekomanduar ta evitojnë emergjencën me çdo kusht vetëm në rastet më vitale, pasi infeksioni nuk ndodh duke qëndruar në shtëpi, por duke e pritur ekzaminimin në një sallë, apo korridor bashkë me një person të infektuar./mediafokus.info/