Përfundojnë praktikën njëvjeçare në gjykatë 53 praktikantë

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 53 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare.

Me rastin e përfundimit të praktikës, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi dhe Administratorja, Florina Jerliu, kanë pritur në një takim, të cilët i kanë falënderuar të gjithë praktikantët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar përgjatë një viti.

Ata janë shprehur të kënaqur me angazhimin e tyre përgjatë një viti, duke u rikujtuar që njohuritë dhe eksperiencën që e kanë fituar, do t’iu shërbejë në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë.

Të gjithë praktikantëve u janë lëshuar certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ndërkohë, nga nesër pritet të fillojnë 35 praktikantët rinj, të cilët janë pranuar.