Përfundon takimi Thaçi – Mustafa&Haziri

Ka përfunduar takimi i presidentit Hashim Thaçi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku i pranishëm ka qenë edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Presidenti Thaçi ka thënë se takimet po bëhen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Gjatë ditës, i pari i shtetit pritet t’i takojë edhe liderët tjerë politikë./MediaFokus/