Përkeqësohet gjendja e deputetit të LDK-së, dërgohet në Infektivë

Deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fetah Rudi, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në përballje me koronavirusin.

I biri i tij, Petriti, përmes një njoftimi në profilin e deputetit, ka bërë të ditur se deputeti Rudi është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se gjendja e babait të tij tani është më stabile e me shenja drejt përmirësimit.

Kujtojmë se deputeti Fetah Rudi kishte njoftuar më 25 gusht se është infektuar me COVID-19.

Te dashur miq, ne pamundesi qe tu pergjigjemi te gjitha thirrjeve dhe interesimit te juaj per gjendjen e babit, ju…

Posted by Fetah Rudi on Tuesday, September 1, 2020