Përleshje me thika në Prishtinë, një person pëson lëndime të rënda

Një përleshje me thika ka ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Policia ka njoftuar se janë duke ndërmarr veprime hetimore për këtë rast, raporton express.

“Me datën: 27.06.2020, rreth ores:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progress në Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dal menjeherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përerfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.