Pinjollin e Millosheviqit (Vuçiqin), sa më larg vizitave në Kosovë!

Shkruan: Izmi Zeka 

Vizitë në Kosovë ka paralajmëruar pinjolli i Millosheviqit, Vuçiq.

Minsistrja e Punëve të Jashtme ka bërë një deklaratë të lodhtë rreth këtij paralajmrimi të vizitës së Vuçiqit në Kosovë.

Leni procedurat por shikoni interesin e kosovës!

Nëse nuk ka marr leje nga organet e Kosovës, nuk keni çka diskutoni as na shpjegoni, por merrni veprimet shtetërore.

Në Kosovë mund të vijnë miqtë, por natyrisht edhe në këto raste ka procedura.

Në rastin konkret presidenti i Serbisë, më shumë po luan ashtu një pinjoll i Millosheviqit dhe politika perfide  se sa për të qenë faktor i zgjidhjes së raporteve të rënda historike mes shtetit të Kosoves dhe Serbisë.

Andaj vizita të tilla të cilat nuk marrin leje e sidomos të zyrtarëve serbë, nuk duhet as të trajtohen dhe në këto raste veprohet me forcën e ligjit.