Pjesëtari i Policisë së Kosovës e humb betejën me virusin

Betejën me virusin COVID-19 e ka humbur edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Ali Çelaj nga Peja.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga familjarët e të ndjerit.

Siç thuhet, Çelaj ka qenë i infektuar me virusin COVID-19 dhe ka ndërruar jetë gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes.

Në Kosovë deri më tani nga COVID-19 janë prekur 12.981 persona, ndërsa si pasojë e virusit kanë ndërruar jetë 498 të tjerë./mediafokus.info/