Plazhet e Shqipërisë përplot kosovarë edhe këtë fundjavë

Ndonëse ka ikur gushti, koha e mirë që po mbanë ka bërë që plazhet në Shqipëri, nga Ksamili deri në Velipojë të jenë të mbushura me pushues nga Kosova, raporton Mediafokus.info.

Edhe gjatë kësaj fundjave në Morinë janë parë kolona rreth dy kilometra të gjatë duke hyrë në Shqipëri, saqë është dashur të pritet deri në 40 minuta për ta kaluar kufirin.

Bekim Ilazi nga Gjilani, një frekuentues i shpeshtë i plazheve shqiptare, thotë se bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm, por  që shërbimet duhet të avancohen akoma.

“Turqia nuk ka plazhe më të mira se Shqipëria, po ka ditur ta organizojë sektorin e turizmit përmes shërbimeve të kombinuara”, thotë Ilazi.

Janë disa gjera ku shteti duhet të tregojë seriozitetin e vet.

Përmes turizmit, jo vetëm detar, Shqipëria mund të zhvillohet hovshëm, por shteti duhet të krijojë parakushte.

Vera 2020 në Shqipëri po vazhdon ende, pavarësisht se mikpritësit i kanë reduktuar shërbimet./Mediafokus.info/