Policia aktivizon aplikacionin digjital për raportimin e rasteve nga qytetarët

Policia e Kosovës ka lansuar aplikacionin “Lajmëro Policinë”, ku qytetarët mund të raportojnë më shpejt rastet e ndryshme, pa pasur nevojë të shkojnë në stacion.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ky aplikacion është shumë i rëndësishëm për Policinë dhe për qytetarët.

“Është aplikacion digjital, dhe kjo do t`u jap mundësi qytetarëve që të raportojnë rastet me të cilat përballen. Të dhënat do të jenë konfidenciale. Ky aplikacion është i rëndësishëm edhe për efikasitetin e Policisë së Kosovës dhe do të përgjigjen më shpejt”, deklaroi Qalaj.

Aplikacioni përafron qytetarët dhe policinë dhe me siguri do të reflektohet në rritjen e efikasitetit./mediafokus.info

https://youtu.be/4zKtHQQkRRU