Policia e rajonit të Gjilanit ka bërë 165 fletëparaqitje për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të Shëndetësisë, si pasojë e pandemisë Covid 19, gjatë datës 3 gusht 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit ka shqiptuar 165 fletëparaqitje për mosrespektim të këtyre masave.

Në Gjilan janë shqiptuar 52 fletëparaqitje që u janë dorëzuar inspektorëve sanitarë, ose edhe janë shqiptuar direkt në bashkëveprim me ta në terren.

Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos përfillur vendimin e qeverisë.

Në Komunën e Gjilanit janë evidentuar 52 fletëparaqitje, në Kamenicë – 28 fletëparaqitje, në Viti – 15 dhe në Kllokot – 14.

Në tetë raste të veçanta, Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitarë komunalë. Vlen të ceket se në dy raste të veçanta në komunën e Gjilanit, janë mbyllë dy lokale hoteliere, të cilat janë hasur duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës anti COVID-19.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.

Ne dhe të gjitha institucionet e shtetit kemi vetëm një qëllim – mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore, thuhet në njoftimin e Policisë./mediafokus.info