Policia i shqipton tiketë për kundërvajtje qytetarit, i kanos dhe arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, për shkak se i njëjti, pasi ka pranuar një tiketë për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:58, në Prishtinë.

“Është raportuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka pranuar një tiketë kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policorë. I njëjti gjatë arrestimit duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje  për 48-orë”, thuhet në raport./Mediafokus.info/(foto: arkiv)