Policia mbyll 12 lokale në Prizren, nuk i respektuan masat anti-Covid-19

Janë mbyllur mbrëmë 12 lokale afariste në Prizren nga ana e inspektoratit komunal dhe policisë, pasi nuk janë respektuar rregullat kundër COVID-19, raporton Mediafokus.info.

“Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Policia ka paralajmëruar se do të jetë vazhdimisht në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë./Mediafokus.info/