Policia shpëton 4 pushues në Velipojë

Policia Shqiptare ka shpëtuar 4 pushues në Velipojë të cilët po mbyteshin në det.

Ata janë futur për t’u larë por për shkak të dallgëve kanë rrezikuar jetën, raporton Top Channel.

Pushuesit kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve të tjerë dhe këta të fundit kanë njoftuar policinë. Uniformat blu kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të shtetasve:

Bajram Abazi, 43-vjeç
Avni Jakupi, 41-vjeç
Gezim Krasniqi, 33-vjeç
Lindita Tolaj, 39-vjeç

Për dy prej tyre ka ndërhyrë shërbimi mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë, por fatmirësisht tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë sezon veror, problem për Velipojën është mungesa e rojeve bregdetare.