Porosia e kampionit: Rrini n`shpi nëse e doni jetën…

Boksieri kosovar me famë botërore Erzen Rrustemi ka kërkuar nga bashkëvendësit e tij në Kosovë që të respktojnë udhëzimet e mjekëve dhe të autoriteteve dhe ta ruajnë veten nga koronavirusi. Mesazhi i tij, është: Rri n`shpi për ta jetuar jetën më tutje”.

Ky është postimi i tij:

Jemi jo vetëm dëshmitarë po edhe sfidues të një përballje botërore kundër një pandemie të cilën bota e identifikoi si KORONAVIRUS apo COVID – 19, e që e përfshiu edhe thuaja krejt Europën e Amerikën.

Kjo Murtajë e re e kohës, më së miri po mënjanohet duke u mbyllur nëpër shtëpi, me një kujdes të shtuar higjienik dhe me shmangie të kontakteve e të shumë veprimtarive të planifikuara.

Ju Lus dhe dëshiroj që t’jemi të kujdesshëm, ta ruajmë veten e, kështu, ta ruajmë dhe njëri tjetrin, duke ia shkurtuar rrugën kësaj sëmundje së cilës ende nuk iu gjet ilaqi.

Le t’I përfillim apelet e mjekëve, të qeveritarëve dhe të të gjithë atyre që e duan të mirën tone.
Ne do të dalim fitues, gjithsesi, përkundër dhimbjeve që do të na shkaktohen.

RRINI N’SHPI …për ta jetuar edhe mëtutje jetën!/mediafokus.info/