Pos çerdheve, në Kosovë hapen nesër edhe këto biznese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se prej ensër fillon zyrtarisht lehtësimi i masave nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës.

Në një konferencë për gazetarë, Kurti ka njoftuar se nga e hëna hapen çerdhet, kafiteritë dhe qendrat tregtare, në kuadër të të fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë Covid-19, transmeton Mediafokus.info.

“Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19. Ajo çfarë po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet për moshat 0-5 vjet. Pastaj po e bëjnë organizimin për testet e arritshmërisë për klasat 9. Organizimin për testet e maturës për klasën e 12-të”, ka thënë Kurti.

Ai u është falënderuar të gjithë qytetarëve të cilët “edhe kur këto masa kanë qenë rigoroze, me një kulturë qytetarë të pashembullt kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe MSH-së dhe këshillat e IKSHPK-së”./Mediafokus.info/