Prej sot, për lëvizje, punëtorët duhet të kenë vërtetimin nga punëdhënësi

Prej sot, për lëvizje, punëtorët duhet të kenë vërtetimin nga punëdhënësi.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka njoftuar se që nga dita e sotme, të gjithë punëtorët që duhet të dalin në punë gjatë kohës sa është e kufizuar lëvizja, duhet të jenë të pajisur me një vërtetim nga kompania.

Qalaj në “Zyrën e Ankesave” të RTV Dukagjinit, ka thënë se ky vërtetim mund të sigurohet për punonjësit nga kompanitë përkatëse, të cilat me kohë janë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministria e Tregtisë dhe Ambientit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se kjo është urdhëresë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla./mediafokus.info