Presidenti i Këshillit Evropian: E rëndësishme që Specialja të bëjë punën në formë të pavarur

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Michael ka deklaruar se është e rëndësishme që Specialja ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, transmeton KlanKosova.

“Është e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë”.

Ai këto komente i bëri pas takimi që pati gjatë ditës së sotme në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas njoftimit të publikuar nga zyra e kreut të Këshillit Evropian në takimin e tyre u theksua se është nevojë urgjente për përparim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mirëpres faktin se vizita e parë e jashtme e kryeministrit ishte në Bruksel. Gjatë takimit tonë, unë nënvizova nevojën urgjente për progres në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Emërimi iu fundit i ambasadorit Miroslav Lajçak si Përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dëshmon fokusin e BE-së në dialog, rifillimi i të cilit është planifikuar për korrik të vitit 2020, në Bruksel”, ka thënë Michel./mediafokus.info/