Presidenti mohon se në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohet për shkëmbim territoresh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në emisionin Frontal në T7 për çështjet që do të diskutohen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi në emisionin Frontal ka thënë se raportet Kosovë – Serbi nuk janë vetëm ekonomike.

“Natyrisht raportet Kosovë – Serbi nuk janë vetëm ekonomike, gjithçka është politike, mund të hapen edhe tema të cilat kanë mbetur pezull, për diçka të tillë pres që të informohem me të arritur në Uashington”, thotë ai.

Presidenti ka mohuar se në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohet për shkëmbim me territore.

“Ne si Uashington shkojmë me flamurin e integritet territorial të Republikës së Kosovës, deifinivisht nuk do të ketë diskutime të tilla, as nuk ka pasur më herët as nuk do të ketë  pastaj. Natyrisht se për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendet duhet të formojnë ekipet e tyre të ekspertëve për të bërë demarkimin e kufirit”, thotë ai, raporton Express.

“Ne kemi pasur biseda dhe prezantime që i kemi zhvilluar më herët, unë vazhdimisht kam qenë i bindur de vazhdoj të besoj fuqishëm se komuniteti shqiptar që jeton në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc është i diskriminuar në Evropë. Sjanë të mjaftueshëm dy aspo tre deputetë që përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë, prandaj përfshirja e kësaj hapësire në territorin e Kosovës, pa e cënu territorin e Kosovës ka qenë zgjidhja më e mirë, po e di që është shumë e vështirë”, shtoi presidenti./mediafokus.info/