Presidenti nuk flet sonte, e shtynë për nesër adresimin

Presidenti Hashim Thaçi e ka anuluar adresimin e paralajmëruar për sonte. Adresimi publik i paralajmëruar për sot i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shtyrë për nesër në orën 20:00, kanë thënë nga Presidenca.

Thaçi kishte paralajmëruar vetë se të dielën do t’iu drejtohet qytetarëve, pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale, por për arsye që nuk dihen, e ka shtyrë për nesër./mediafokus.info