Presidenti Thaçi inkurajon delegacionin e Kosovës të bëjnë hapa të guximshëm

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duartroket lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, Presidentin Donald Trump dhe Ambasadorin Richard Grenell që kanë bërë bashkë përsëri Kosovën dhe Serbinë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqësore.

“Inkurajoj delegacionin e Kosovës që të bëjnë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitetit ekonomik”, ka shkruar Thaçi në Twitter.