Presidenti Thaçi: Kam vendosur t`i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë

Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, vendim ky të cilin mbrëmë e kundërshtoi menjëherë Presidenti Thaçi, ai sapo mbajti një konferencë tjetër, ku tha se ka dërguar në Kushtetuese çështjen.

Kam vendosur që t`i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për kërkuar interpretimin e ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë, tha Presidenti.

Vendimi ka prodhuar rrethanë të re.

Presidenti ka thënë se mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush.

Ai bëri me dije se i është drejtuar edhe kryeministrit me kërkesë që të anulojë vendimin deri në vendosjen nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti ka ftuar për unitet qytetar, për solidaritet të ndërsjellë, për kujdes maksimal, për distancë fizike midis njerëzve në çdo hapësirë, për unitet e qetësi.

Jam i bindur se këtë vështirësi do ta kalojmë së bashku, ka thënë Presidenti.

Mesazhi kryesor për qytetarët është: Dëgjojeni me kujdes instruksionet e IKSHP, Këto janë rekomandime për shëndetin dhe për jetën tonë.

Preventiva më e mire për t`i ikur kësaj të keqe është: Rrini në shtëpi!/mediafokus.info