Presidenti Thaçi paralajmëron konsultime me partitë për formimin e Qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar fillimin e konsultimeve me liderët e të gjitha partive politike parlamentare, për formimin e qeverisë se re.

Siç dihet mbrëmë, deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan  mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, të inicuar nga LDK-ja dhe të përkrahur edhe nga subjektet tjera parlamentare.

Thaçi ka thënë se në konsultim me liderët e të gjitha partive parlamentare do t’i shoh mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një vizite në Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës./mediafokus.info/