Presidenti turk u refuzua nga gjeneralët e tij për të goditur një anije greke

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u kërkoi gjeneralëve të tij që të fundosnin një anije greke, me kusht që të mos kishte shumë viktima.

Gazeta gjermane “Die Welt”, duke iu referuar burimeve ushtarake turke, ka bërë një artikull që i referohet një kërkese të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të bërë sulm në Mesdhe, pa viktima, duke fundosur një anije greke.

Ishin gjeneralët turq që refuzuan, por një prej tyre sugjeroi që të sulmohet një aeroplan grek lufte në mënyrë që piloti të mund të shpëtonte duke përdorur ulësen e emergjencës, shkruan “Die Welt”.

Artikulli është titulluar “Lufta e llogaritur e Erdoganit”. Thuhet se kjo kërkesë e Erdoganit ka ardhur pikërisht disa ditë më parë, ku tensionet në Mesdhe duket se kanë kapur kulmin, teksa ato i nisi vetë presidenti turk me luftanijet që kanë dalë në Mesdheun Lindor për gaz dhe naftë.