Presioni bëri punë: Qeveria lejon auto shkollat t`i rikthehen punës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendin sonte t`i shfuqizojë vendimet për kufizimin e veprimtarive ekonomike dhe pos aeroportit, punës do mund t`i rikthehen edhe auto shkollat, të cilat kishin protestuar dy ditët e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas mbledhjes së qeverisë.

Abrashi tha se në ditët në vijim do të informohen më detajisht për masat që do të merren në bazë të situatës epidimiologjike.

Kujtojmë se autoshkollat kishin  insistuar vazhdimisht për rifillimin e punës, veçmas pas lejimit të trafikut urban, ndërurban dhe hekurudhor./mediafokus.info