Prokuroria e Gjilanit: Trupi i gjetur në afërsi të lumit Llapushnica është personi B.O.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se më 4 maj 2020, në afërsi të lumit Llapushnicë, i cili gjendet afër fshatit Llovcë, komuna e Gjilanit, është gjetur një trup pa shenja jete. 

Në trupin e pa jetë, në bazë të dokumenteve të identifikimit ka rezultuar se bëhet fjalë për tani të ndjerin B.O. (1978), i cili nga familjarët e tij kishte qenë i raportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020. 

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të njëjtit është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Siç dihet, shtetasi Besnik Osmani nga Presheva rezulton i zhdukur prej dats 24 prill, kur nga Prishtina ishte nisur në drejtim të Preshevës, por nuk ishte lejuar të kalonte në kufi.

Të nesërmen vetura e tij u gjet në një rrugë malore.

Banorët lokalë të zonës dhe policia e Kosovës kishin kryer kërkime në zonën ku ishte gjetur vetura, por nuk kishin arritur ta gjejnë atë./mediafokus.info