Pse komuniteti Amish sëmuret rrallë?

Diola Dosti, nutriciste&dietologe

Keni dëgjuar për komunitetin Amish? Bëjnë një jetë shumë të thjeshtë, nuk përqafojnë modernitetin në asnjë sferë të jetës. Shumë njerëz në botë i shohin me nënëmim. Si mund të mos përdorësh teknologjitë e ditëve të sotme?

Por sipas statistikave, komuniteti Amish është më i shëndetshëm në Amerikë. Ata nuk vuajnë nga kanceri, autizmi dhe sëmuren rallë. Çfarë bëjnë ndryshe nga ne?

Një studim i publikuar në revistën ‘Cancer Causes and Control’ tregoi se Amish ishin komuniteti më i shëndetshëm në Amerikë. Studiuesit nga Ohio State University, bënë një analizë më të thellë. Ja cilat ishin arsyet që ata sëmureshin rrallë.

1. Komuniteti Amish nuk vaksinohet. Kjo mund të sjellë goxha debat. Gjithsesi, ky komunitet rrallë preket nga çrregullimet në të nxënë apo nga autizmi. Gjithsej u gjetën 3 raste me autizëm tek fëmijet e vaksinuar në atë komunitet. Pavarësisht presionit qeveritar për vaksinim, ky komunitet, ende refuzon vaksinimin.

2. Amish konsumojnë ushqime që i prodhojnë vetë. Asnjë ushqim të paketuar, të përpunuar.

3. Amish hanë shumë yndyrë të shëndetshme. Nuk janë obezë sepse këto yndyra janë të shëndetshme. Ata konsumojnë shumë gjalp, mish, vezë dhe prodhime qumështi.

4. Amish janë shumë ativë. Ata nuk përdorin makina. Një burrë amish bën gati 18000 hapa në ditë, kurse një grua amish bëjnë 14000 hapa në ditë.

5. Amish nuk përjetojnë stress. Ata jetojnë në një komunitet ku ka barazi dhe harmoni. Ata jetojnë njësoj sic kanë jetuar njerëzit para 300 vitesh.