Psikologja shqiptare në Amerikë i reagon doktoreshës së OBSH në Kosovë

Deklarata e Ismete Humollit, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë (OBSH) se “parashkollorët e deri te klasa e pestë duhet të mbajnë mësimin fizikisht në shkollë pasi grup mosha e tyre nuk atakohet nga virusi e as nuk janë burim i përhapjes së virusit”, ka nxitur reagimin e psikologes shqiptare në Amerikë, Vana Jerliu Ramadani, e cila thotë se kjo është e pa vërtetë.

Për më tepër, psikologja Jerliu Ramadani deklaratën e Humollit e ka cilësuar jo profesionale dhe aspak etike, raporton mediafokus.info.

“Nuk ka asnjë hulumtim shkencor që tregon se fëmijët nuk e marrin virusin, përkundrazi, gjithmonë ka pasur raste kur janë infektuar fëmijët nga influenca Swine flu edhe nga COVID-19”, thotë ajo.

Dr. Isme Humolli ka bërë një deklaratë të madhe, por të pavërtetë,  jo profesionale dhe aspak etike. Kjo është një deklaratë pa bazë, madje mund të klasifikohet edhe propagandë.

Nuk ka asnjë hulumtim shkencor që tregon se fëmijët nuk e marrin virusin, sepse gjithmonë ka pasur raste kur fëmijët janë infektuar nga influenca, Swine flu edhe nga COVID-19.

Ndoshta është një numër me i vogël se të rriturit, por raste ka pasur dhe ka edhe tani që fëmijët janë të infektuar.

Dezinformatat e tilla i bëjnë shumë dëme shoqërisë.

Po ta kisha mundësinë dhe te isha prind i një fëmije të klasës së parë në Kosovë, për ty do të kisha vetëm një pyetje dhe kjo do të kishte mjaftuar: Në bazë të çfarë shpjegimi mund të më garanton mua që fëmija im nuk infektohet?

Të lutem ma shpjego në mënyrë shkencore e jo me  opinion tëndin, sepse propaganda nuk më bind! /mediafokus.info