Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani bëhet me tunel dezinfektues

Në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dardani, është vendosur tuneli dezinfektues, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID19.

Tuneli posedon një sistem automatik, i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore në këtë Qendër të Mjekësisë.

“Është një mundësi shumë e mirë për qytetarët dhe mantelbardhët, që ta kryejnë procesin e dezinfektimit, në mënyrë që të ndjehen sa më të sigurtë përgjatë kryerjes së shërbimeve të tyre”, ka thënë Arbër Ismajli, nCnkryetar i Komunës.

Tuneli është vendosur nga kompania “EveryDay” group, e cila ka kontribuuart edhe në dezinfektimin e hapësirave publike./mediafokus.info