Qëndresa Shala ju asiston falas për aplikim online për pakon e qeverisë

Pakoja e qeverisë për ndihmë emergjente për një numër të kategorive të dëmtuara nga pandemia, i ka gëzuar subjektet fizike dhe juridike, sepse sado pak i lehtëson në këtë periudhë krize.

Por, meqë aplikimi bëhet online, disa prej qytetarëve po kanë vështirësi në të kuptuarit e procedurave dhe qasjes në shërbimet e ATK-së.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka dhënë disa sqarime lidhur me masën numër 15, sa i përket procedurave të aplikimit, të drejtën për aplikim, si dhe formën e mënyrën e aplikimit.

“Andaj, për të gjithë ju të cilët nuk keni të ardhura nga sektori publik dhe privat si familje, për aplikim të pakos emergjente, për të gjithë ata të cilët nuk munden për çfarëdo arsye të aplikojnë vetë, ne përsëri po mundohemi që t’ua lehtësojmë procedurën”, ka thënë ai.

Qëndresa Shala, është e gatshme që t’ju asistojë falas secilit nga ju për aplikim online.

Andaj, për çdo ndihmë rreth aplikimit, qytetarët mund ta kontaktojnë Qëndresën përmes facebook, apo përmes numrit të telefonit: +38345681623.

E kontaktuar nga Mediafokus.info, Qëndresa Shala, njohëse e mirë e procedurave të aplikimit dhe qasjes në sistemin online, ka thënë se është e gatshme të ndihmojë vullnetarisht të gjithë ata që për arsye teknike ose kompjuterike, nuk mund të aplikojnë vetë.

“Po, jam ofruar vullnetarisht t`i ndihmojë ata që nuk munden ta kryejnë vetë aplikimin. Mjafton të më kontaktojnë online, ose në telefon”, ka thënë Qëndresa Shala./mediafokus.info