Qëndron Kastrati assesi të heq dorë nga reforma në arsim

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pas takimit me ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka deklaruar reforma në arsim në këtë komunë është e domosdoshme.

“Ministren e njoftuam detajisht për vendimin e komunës sonë dhe domosdoshmërinë e kësaj reforme, për të mundësuar cilësi më të mirë në shkollat e Kamenicës. Gjithashtu, e njoftuam me bazën ligjore të vendimit dhe përgjegjësitë e komunës në organizimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Të bindur, këtë vendim e kemi marrë pas shumë hulumtimeve dhe konsultave dhe jemi të vendosur që ta implementojmë në tërësi, sepse nxënësi është në fokus dhe nuk bën të jetë ndryshe”, ka shkruar Kastrati, në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Mediafokus.info.

Sipas asaj që Kastrati po e quan reformë, disa shkolla të fshatrave të Kamenicës të cilët kanë pak nxënës, janë mbyllur, ndërkohë që nxënësit po barten në shkollat ku numri i nxënësve është më i madh.

Vendimi i Kastratit hasur në rezistencë të dhjetëra prindërve, të cilët me anë të protestave, po e kundërshtojnë mbylljen e disa shkollave./MediaFokus/