Qershitë, frutat e vogla që ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore

Dr Anila Kalleshi, dietologe klinike

Jemi në sezonin e qershive dhe konsumimi i tyre ju ndihmon të ulni kolesterolin dhe sheqerin, të përmirësoni kujtesën dhe luftoni pagjumësinë!

Këto fruta të vogla janë shumë të pasura me lëndë ushqyese dhe ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.

Ja disa nga përfitimet që ka organizmi nga konsumimi i qershive:

Zemra: ershitë përmbajnë antocianina të cilat përveç që u japin atyre ngjyrën klasike të kuqe, aktivizojnë një proteinë që rregullon gjenet përgjegjëse për metabolizmin e yndyrnave dhe glukozës. Kjo veti është shumë e dobishme në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, siç është kolesteroli i lartë. Kaliumi i qershisë ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Diabeti: Qershitë kanë një përmbajtje të ulët glicemike (22), shumë më të ulët se ajo e kajsive (57) ose rrushit (46). Kjo e shndërron atë në një frut me te pershtatshem për ata që vuajnë nga diabeti.

Pagjumesia: Lëngu i qershive përmban melatonine dhe nëse pihet 30 minuta para gjumit, ju ndihmon të bini në gjumë dhe të flini më mirë dhe më shumë.

Alzheimer: Duke qenë te pasura me antioksidantë, qershitë mund të kontribuojnë në parandalimin e Alzheimerit dhe demencës tek te moshuarit.

Lekura: Antioksidantët që përmbajnë qershitë ndihmojnë trupin të luftojë kundër radikaleve të lira rrjedhimisht në luftën kundër plakjes së qelizave.