Qeveria gaboi me vendimin për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor

Arsim Bejtullahu, drejtor në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan nuk e ka mirëpritur vendimin e qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor deri më 14 shtator.

“Qeveria në një farë forme pranoi se prej përfundimit të vitit shkollor 2019/2020 e deri më sot nuk ka mundur t’i qaset drejt situatës së krijuar nga COVID-19. Ajo do të mbetet përgjegjese edhe nëse pas 14 shtatorit nuk hapen shkollat”, ka shkruar Bejtullahu.

Reagimi i tij i plotë:

“Nuk duhet ta mendojme shkollën si botë në vete të cilen virusi nuk e njeh dhe nuk e prekë. S`ka program, as plan, e as master-plan që na bën të ndihemi të sigurt për t`i hapur shkollat në kohë pandemie.

Të gjithë ata që kane marre karriket-postet, vetëm për të ushtruar e avansuar autoritet, si duket kane harruar se nga ato pozita duhet të mirren vendime të vështira dhe të pranueshme. E vendimet e tilla mirren nga njerzit me kompetencë dhe guxim intelektual dhe pse jo edhe politikë.

Kush deri sot mori guximin të thote se Kosova nuk ka kapacitete për mësimin në distancë, përveç kryetarit Lutfi Haziri, deklaratë kjo shumë e qëndrueshme, e cila hapi rrugën dhe besimin, për t`u fokusuar në një vendim sa më të shpejte për t`i dhëne drejtim hapjes së shkollave e që kjo sot fatkeqësisht nuk ndodhi.

Sot kur u njoftuam me vendimin për shtyrjen e hapjes së shkollave, qeveria ne nje fare forme pranoi se prej përfundimit të vitit shkollor 2019/2020 e deri më sot nuk ka mundur t’i qaset drejt situatës të krijuar nga covid-19. Ajo do të mbetet përgjegjese edhe nëse pas 14 shtatorit nuk hapen shkollat.

Arsimin dhe edukimin do ta kemi ashtu qfare e duam ne. Duajeni më shumë, aman!”/mediafokus.info/