Qeveria në detyrë shkarkon edhe një Bord

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit mbrëmë ka shkarkuar edhe një bord – Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” Sh. A.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Qeveria ka emëruar Robert Lekajn, Luan Matoshin, Miranda Zherkën dhe Urim Gashin, anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A., thuhet në njoftim.