Qytetarët dynden drejt qendrave tregtare, rrezikojnë infektimin nga covid 19

Përkundër thirrjeve të autoriteteve shtetërore për respektimin e masave mbrojtëse nga pandemia covid 19, për të mos dalë pa ndonjë nevojë të madhe jashtë shtëpive dhe për të mbajtur distancën sociale, qytetarët nuk po tregohen të kujdesshëm në preventivë.

Janë të kuptueshme nevojat që mund t`i ketë secila familje për t`u furnizuar me artikuj ushqimor, por vërshimi i përnjëhershëm drejt qendrave të mëdha tregtare, siç shihet në foton tonë, përbën rrezik nga infektimi i mundshëm me virusin covid 19.

Kjo dyndje po ndodhë në ora 16:00, menjëherë pas përfundimit të ndalesës.

Interesimi më i madh i qytetarëve është për miell, nga frika se izolimi mund të zgjasë dhe ata mund të mbeten pa bukë, edhe pse autoritetet janë zotuar se tregu nuk do të ketë mungesë të artikujve ushqimorë.

Ndërkaq, thirrja e autoriteteve shëndetësore është që të respektojnë vetizolimin sidomos në këto dy javët e ardhshme, që konsiderohen më kritikët./mediafokus.info