Qytetarët e injoruan virusin vrastar, tani po e paguajmë çmimin, sot 8 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur tetë persona me Covid-19. Kjo është një nga ditët më të rënda për Kosovën, që kur ka filluar koronavirusi.

Ndërkohë, numri i personave të konfirmuar me Covid-19 në Kosovë, ka arritur në 6.467. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë kanë rezultuar 181 persona, nga 420 mostra të testuara.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804″, thuhet në njoftimin e IKSHP.

Është e qartë se qytetarët e kanë injoruar rrezikun nga ky virus vrastar dhe tani po e paguajmë çmimin si Kosovë./mediafokus.info/