Ramiz Lladrovci përfundon në spital nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19 dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile për momentin.

Lladrovci kishte rezultuar pozitiv me Covid para dhjetë ditësh dhe pas një periudhe të vetizolimit, është detyruar të shtrohet në spital.

Drejtori për Shëndetësi në Drenas, Arsim Haxhiu ka konfirmuar se Lladrovci po trajtohet në spital.

Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu.

Lladrovci kishte njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv dhe kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë.

“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci.