Reagon asamblistja: Marre për deputetët e VV’së nga Gjilani

Për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, Labinotë Demi-Murtezi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Alban Hyseni, u tha se votuan kundër marrëveshjes për ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza në këtë komunë, shkruan Mediafokus.info.

Këtë rast nuk e ka lënë pa e komentuar ish-anëtarja e LVV’së nga Gjilani, tashmë asmabliste e PSD’së në Kuvendin Komunal, Festa Shabani-Tahiri.

Ajo ka qenë e ashpër me deputetët nga Gjilani, duke thënë se ‘duhet t’u vie marre’.

“Kur bëhet fjalë për votim të komisioneve, pra aty ku merren mëditje e rrogë shtesë për vete, e qojnë dorën e votojnë Pro, pa asni problem, ndërkaq po të njejtit, ju deputetë që votuat kundër 26.000.000.00 milionë euro nga Banka Evropiane per Rindertim e Zhvillim, të destinuara për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan, duhet me ju ardh marre. Konkretisht ju deputetë të Gjilanit nga VV-ja. Inate personale e partiake na morët në qafë…”, ka shkruar asamblistja e PSD’së në Kuvendin e Gjilanit, Festa Shabani-Tahiri.

Por, ata u arsyetuan se nuk kanë votuar kundër, po që s’kanë marr pjesë në seancën ku u votuar për këtë projekt madhor, i cili nuk i mori votat e mjaftueshme.

“Deputetët e VETËVENDOSJE! nuk kemi marrë pjesë fare në votim për shmangien procedurale të projektligjeve. Mungesa e votave të Qeverisë që thirren se i kanë 2/3 dhe janë në bashkëqeverisje me Rakiçin, e ka pamundësuar diskutimin dhe hudhjen ne votim të këtyre projektligjeve, që kanë qenë gjithsej 8. Prandaj, kot mundohen ta hutojnë opinionin disa militantë dhe të tjerë që flasin në baza të inateve personale. Ne jemi në Kuvend. Kurdo që ky projektligj të kthehet, ne jemi të gatshëm ta japim kontributin tone”, thuhet në njoftimin për media për Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjilan, i datës 12 qershor./mediafokus.info/