Reagon deputetja: Heshtja ndaj provokimeve serbe, është miratim i së keqes

Deputetja Ganimete Musliu ka reaguar ndaj provokimeve të xhandarmërisë serbe, të cilët dje janë futur në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, duke kërkuar reagim të faktorit ndëkombëtar.

“Si deputete dhe si anetare e Komisionit Parlamentar per Siguri, s’reagova mbrem pas raportimit te informacionit se pjestarë të xhandarmërisë serbe, gjatë ditës së djeshme janë parë teksa kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës. Jo pse nuk u shqetësova as pse e neglizhova këtë lajm, por thjeshte prita nga Ambasadat Nderkombetare ne Kosovë nje reagim, meqë jemi mësuar të degjojmë reagime për çdo gjë, për çdo veprim qoftë edhe kur inicohet ndonjë ligj në Kuvend apo edhe kur zgjidhet ndonjë anëtar bordi i ndonje Agjencie te pavarur”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ajo ka thënë po ashtu se provokimet e tilla kërkojnë përgjigje që duhet të jetë mbrojtja territoriale e Kosovës me çdo çmim.

“Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës. Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik. Provokimet e tilla duan përgjigjëje e përgjigjëja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoritoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim. Provokimet e tilla janë qëllim këqija e heshtja është aprovim i të keqes”, ka thënë ajo.