Reagon LDK: Mos bini pre e thirrjeve kërcënuese, shantazhuese e denigruese të LVV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka publikuar në faqen e saj zyrtare një mesazh me thirrje linçuese nga ana e LVV-së, ku u kërkohet aktivistëve të kësaj partie të shkruajnë se nuk do ta votojnë më LDK-në.

“Mos bini pre e këtyre thirrjeve kërcënuese, shantazhuese e denigruese. Lidhja e Ibrahim Rugovës e respekton diversitetin politik, etnik, kulturor e fetar. Pa ofendime, por as pa nënshtrim”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK’së në Gjilan, e cila e ka bashkangjitur mesazhin në fjalë.

Mesazhi përmban thirrje për ta fyer LDK’në.

“Përkrahne Albinin, hini në faqe like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votues tuaj po tash dolëm në VV. Ma shumë se kurr kem nevojë mu aktivizu me cdo profil që mundemi”, është përmbajtja e këtij mesazhi që e mban numrin +38349979113.