Reagon VV e Gjilanit: Vdekja e të riut, tragjedi jo vetëm për familjen

Për tragjedinë e të dielës kur i riu nga Gjilani i dha fund jetës duke u hedhur nga konvikti, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilana, Nevzad Isufi.

Ai ka shkruar në profilin e tij se vdekja e Agon Musliut është tragjedi jo vetëm për familjen.

Reagimi i plotë:

Vdekja e  të riut Agon Musliu, në moshën më të mirë, sigurisht që është një tragjedi jo vetëm për familjen. Në këtë kohë pandemie që është një tragjedi botërore, te ne në Kosovë kësaj here, nga Instituti shëndetit publik dhe nga Ministria e shëndetësisë, së paku publikisht është krijuar përshtypja që njeriu është vlera më e madhe dhe se nga ai duhet përqendrohet e gjithë vëmendja. Kjo është ana më pozitive që kaq ndodhur deri më tash. Prandaj jam shumë i bindur që edhe këto institucione, por edhe institucionet tjera do ta kenë përjetuar rëndë këtë tragjedi.

Kjo nuk nënkupton se dikush duhet përjashtuar nga çdo përgjegjësi e mundshme, ashtu siç jam kundër shfrytëzimit të kësaj tragjedie për sulme individuale e grupore të pa bazuara, sidomos nga ata që në një formë e kanë injoruar  edhe pandeminë, por që edhe në të kaluarën nuk kanë dhënë prova se ju intereson shëndeti individual e kolektiv, madje as jeta  kësaj shoqërie.

U shpreh ngushëllimet e mija të sinqerta gjithë familjes, shokëve, miqve dhe të gjithëve, për humbjen e jetës së Agon Musliut!

/mediafokus.info/