Rihapen gjimnazet për 31 mijë maturantë

Pas tre muajsh izolim e mesim nga shtepia, rinisin shkollat per rreth 31 mije maturante ne Shqipëri.

Gjimnazet kane rihapur dyert mengjesin e sotem ne Shqiperi, për herë të parë që prej mbylljes ne mars per shkak te shperthimit te koronavirusit.

Ministria e Arsimit ka njoftuar me heret se jane rreth 500 gjimnaze që sot hapin dyert për 31 mijë maturantë.

Sipas udhezimit te nxjerre nga Ministria e Arsimit, maturantet do te jene per 3 jave ne shkolle, per gjithe konsultimet e nevojshme para provimeve te Matures Shteterore.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ata do te zhvillojne mesim ne klasa duke ruajtur rreptesisht distancen e ne kushte te tjera te sigurise per shkak te pandemise.

Nderkohe qe do te bejne konsultimet per matematikën, letërsinë, anglishten dhe lëndët me zgjedhje, ne muajin qershor do te zhvillohen provimet./mediafokus.info