Rrëfehet Januzi: Adem Jashari nuk i ka thënë askujt ‘eja më ndihmo’

Ali Januzi, ish-bashkëpunëtori i komandantit, Adem Jashari, ka rrëfyer në RTV Dukagjini për përvojën e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë si dhe takimet me Adem Jasharin.

Januzi ka thënë se Jashari ka pasur kritika për ata që kanë shkuar në Tiranë e që nuk janë kthyer më në Kosovë.

“Ai ka pasur kritika për ata që kanë shkuar në Tiranë e nuk janë kthyer më në Kosovë. Ademi thoshte ne duhet të qëndrojmë në Kosovë. Ne u kthyem në Kosovë sapo ka filluar lufta, por ne është dashtë që më 5 mars të jemi në Prekaz. Kur është bërë rrethimi i Adem Jasharit, askush më nuk ka mundur të depërtojë aty. Ademi i ka kursye shokët, ai ka qenë në gjendje të bie vetë dhe t`i ruaj shokët. Ademi asnjëherë nuk ka thënë eja më ndihmo”, deklaroi Januzi në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Ali Januzi ka thënë gjithashtu se komandanti Adem Jashari i ka kursyer shokët, sepse ai ka pasur një shpirt bujar.