Rrëfim i jashtëzakonshëm i një vajze nga Gjilani për babain e saj mjek

“Mjek” dhe “Pandemi” janë dy fjalët më të përdorura gjatë muajve të fundit. Mjekët janë heronjtë e frontit në luftë me pandeminë Covid 19.

Të jesh mjekë në kohë pandemie, do të thotë t`i mungosh familjes dhe t`i gjendesh pranë njerëzimit, atyre që kanë nevojë për ndihmë, atyre që pa mjekët nuk e mundin dot vdekjen.

Ja si e ka përshkruar këtë raport të ndjeshëm mes familjes dhe pacientëve, Blinera Shaqiri, vajza e mjekut të përkushtuar ndaj profesionit, Hajriz Shaqiri:

Fjalia me e shpeshtë që e dëgjon fëmija i një doktori është “ju e keni leht se doktorin te shpija”.

Në kohët e ditët si këto shpresoj qe e keni kuptu se nje doktor, polic apo çfarëdo shërbyesi i shtetit dhe familja e tij asnjehere nuk e ka lehtë sidomos në Kosovë.

Duke filluar nga ditët kur baba (doktori) i banë mallë fëmijët e fëmijët babain, se ky profesion nuk është thjeshtë profesion por premtim për të sherbyer në të mirë e në të keq.

-Në ditët kur humb festat/datëlindjet/sukseset…e fëmijëve sepse për doktorin në kujdestari ska ditë vikendi apo gjysëm dite të lirë, je në shërbim dhe shërbimi është mbi të gjitha…(edhe në ditët kur unë mbaj mend ditëlindjet në shtëpi pa babin, se babi është në kujdestari e sot ka shumë pacientë s’mundet me qenë në shtëpi se eshte duke shpëtuar jetë.

-Në ditët kur babai i ka numru me kujdes te hollat e pagës deri ne centin e fundit se qysh me e nda nje trohë rrogë për fëmijët, ushiqmin, transportin e në fund për veten se të qenurit doktor ne këtë vend të zhvesh edhe nga dinjiteti njerëzor ndonjëherë.

-Në ditët kur individët e thjeshtë te gjykojnë, ofendojnë e përgojojnë me thashetheme pa marrë parasysh se në çfare kushtesh shërbejnë doktoret.

-Në ditët kur babai pas orarit të punës ndahet dhomë në vete vetëm e vetëm për të mos rrezikuar fëmijët e familjen nga virusi….sepse vet….vet ka zgjedhe me shërby e as edhe një gjë në këtë botë s’mundet me e zhveshë prej dashnisë ndaj punës që e bën.

“QIKA JEM, KJO O PUNA JEM E MOS ME SHKU UNË DIKUSH VDES”.

Me këto fjalë unë babin e mbajë lule ne kapuq e yll në ballë me më ba dritë kudo që shkoj e me më motivu në ditët ma të errëta,

Babai im për mua nuk është vetëm babai im…është doktori juaj.

Sakrificat e tyre skanë fund andaj le të jene keto ditë mësimi që ta mbani pranë vetes gjithmonë.

Respektoni mjekët dhe çdo shërbyes publik përkatës jo vetëm në këto ditë por në çdo ditë.

Pa ta ne jemi thjeshtë në mëshirë te fatit.