Rrëmujë para shkollave në Kamenicë, paralajmërohen protesta

Ish-kryetari i Kamenicës, Begazad Sinani ka kritikuar ashpër kryetarin aktual, Qendron Kastrati, për mbylljen e shkollave në disa fshatra të kësaj komuneje, në emër të një riorganizimi më të mirë.

Ai ka thënë se do t`i bashkohet protestës së qytetarëve, sepse vendimi nuk buron nga kërkesat e qytetarëve dhe si i tillë është arbitrar.

“Të premten do të jemi në protestën e organizuar nga qytetarët, banorë të shumicës së fshatrave të komunës sonë, për të kundërshtuar vendimin tekanjoz për mbylljen e shumë shkollave në komunën tonë”, ka thënë Sinani. 

“Është viti i tretë që në Kamenicë nuk ka filluar viti shkollor dhe procesi edukativ- arsimor sipas rregullave të përcaktuara me ligj, me një shtator, përkatsisht me 13 shtator.

Jemi të shqetsuar, të indinjuar dhe të revoltuar për nxjerrjen e një vendimi arbitrar e tekanjoz, mbi kinse riorganizimin apo reformimin e sistemit arsimor në komunen e Kamenicës nga ana e kryetarit Qendron Kastrati.

Ky vendim nuk buron nga kërkesa e banorëve të këtyre fshatrave, ashtu siç e do rendi, por vjen nga zyrat e mbyllura të kryetarit.

Kryetari ka afër tri vite që abuzon dhe keqpërdor pozitën e tij zyrtare, me veprimet sidomos në kohën e fundit, prandaj nuk është i denjë të udhëheqë e të qeverisë me Komunën.

Kërcnimet e shantazhet nga ana e kryetarit, nuk kanë të ndalur edhe këtë vit, sidomos ndaj mësimdhënësve dhe prindërve. Është viti i tretë që degradon dhe nëpërkëmbë çdo progres të arritur për një periudhë të gjatë kohore, jo vetëm në sferën e arsimit, por në të gjitha segmentet e qeverisjes lokale në Kamenicë.

Proklamimet dhe deklarimet e tij për permirësime, progres dhe mirëqenie për qytetarë, që nga fillimi i mandatit, doli të jetë farsë, mandat koti, stagnim e pauzim për katër vite.

I bashkangjitem shqetësimit të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe banorve të komunës sonë, për mbylljen e shkollave në mënyrë arbitrare dhe tekanjoze nga ana e Qendron Kastratit, sepse me këto veprime abuzon dhe keqpërdor pozitën e tij si kryetar i zgjedhur i Komunës.

Të mbyllen shkollat në Krilevë, Strezoc, Busavatë, Tygjec, Lisockë, Poliçkë, Desivojcë, Kopërrnicë, Shipashnicë e Poshtme, Krenidell, Petrit, Karaçevë e Poshtme dhe aprovimi dhe mos reagimi nga ana e Inspektoratit Regjional dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë ndaj këtij vendimi, është treguesi më i mirë se ky ministër është mjeran dhe i papërgjegjshëm për përgjegjësitë që ka marë.

Ministri dhe Ministria, kryeari i Komunës janë përgjegjësit kryesorë për këtë skandal dhe rrëmujë që është krijuar në sistemin arsimor në Kamenicë.

Të premten do të jemi në protestën e organizuar nga qytetarët, banorë të shumicës së fshatrave të komunës sonë, për të kundërshtuar vendimin tekanjoz për mbylljen e shumë shkollave në komunën tonë. 

Këtu jemi, këtu do të jetojmë”, përfundon Sinani.