Rrënohet xhamia e vjetër në Shipashnicë për të bërë të rejën në vend të saj

Banorët e Shipashnicës, komuna e Kamenicës i kanë hyrë rrënimit të xhamisë së vjetër, për të ndërtuar një të re në vend të saj. Për këtë është njoftuar edhe familja Dermaku.

E nderuara Familja e madhe Dërmaku, me nostalgji ju informojmë rreth demolimit të xhamisë së fshatit, e cila u shërbeu shumë gjeneratave për të kryer ritet fetare.

Ishte dëshirë e shumë bashkëvendësve për të renovuar xhaminë, por pas analizave të bëra, si nga ana e qëndrueshmërisë fizike të objektit, por edhe nga mungesa e kushteve anësore të xhamisë, atëherë kemi vendosur për ndërtimin komplet dhe të ri të objektit, siç jeni edhe të informuar paraprakisht.

Shuma totale e projektit është 110.000 euro, nga kjo shumë janë mbledhur 60.000 euro, pra nevojitën edhe 50.000 tjera, për të kompletuar projektin në tërësi.

Deri më tani jemi mirënjohës dhe falenderues për të gjithë ju që keni dërguar mjete financiare në llogarinë e xhamisë.

Për të përfunduar këtë kullë të bukur, të cilën do ta gëzojnë brezat tanë për disa shekuj, ateherë kërkojmë ndihmën tuaj, e cila mundë të jetë simbolike, por e madhe për xhaminë.

“Eja dhe ndihmo xhaminë tënde, të gëzohemi të gjithë në këtë botë dhe botën tjetër”, thuhet në këtë njoftim./mediafokus.info