Rrëzohet nga shtëpia, pëson lëndime të rënda trupore

Një person në Prizren ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga një shtëpi, ku ishte duke punuar, ka njoftuar policia e Kosovës.

“Rr. Jeta e Re, Prizren 16.10.2020 – 08:47. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, gjendja momentale shëndetësore është stabile. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës, me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.