Rritet akoma numri i të infektuarve, sot 83 raste të reja

Sot më 18 qershor janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe terreni dhe me Covid kanë rezultuar 83 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë – 15 raste, komuna e Prishtinës – 14 raste, komuna e Gjilanit – 12 raste, komuna e Pejës – 9 raste, komuna e Mitrovicës – 9 raste, komuna e Dragashit – 8 raste, komuna e Mamushës – 7 raste, komuna e Prizrenit – 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.

Sot më 18 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste./mediafokus.info