Rrotullohet autoambulanca që po e dërgonte një pacient në Spitalin e Gjilanit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në hyrje të Gjilanit, ku është përfshirë një autoambulancë e cila përfundoi e rrotulluar.

Kjo gjë vërehet edhe në fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline.

Sipas informacioneve të para, autoambulanca kishte marrë nja pacient në Llabjan për ta dërguar në spital, por që më pas është rrotulluar për shkak të ngricave në asfalt.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar aksidentin e ndodhur pak më parë, por që ende nuk dihet për të lënduar.

“Konfirmoj se ka ndodhur një aksident, aty janë edhe njësitet e policisë po presim që të tregojnë se çfarë saktësisht ka ndodhur. Nuk e dimë ende për të lënduar, por dihet që ka dëme materiale”, tha Hashani.