Rruga e Arbrit, një mrekulli shqiptare në vete (Video)

Rruga e Arbrit, një arterie kjo në trupin shqiptar, është një mrekulli në vete, për faktin se përshkon një peizazh mahnitës. Kjo rrugë ka pasur sot vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka zgjedhur atë që t’u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri”, shkruan Rama, teksa bashkangjitur ka publikuar edhe video nga punimet në këtë rrugë.